in

Top Channel/ NASA për UFO-t:Vijnë nga univers alternativ, urojmë të mos jetë një kundërshtar në Tokë




Kreu i NASA-s la të kuptohet se disa UFO mund të jenë forma jete jashtëtokësore ose qenie nga një univers alternativ. Bill Nelson, i caktuar që prej muajit maj nga administrate Biden si administrator i agjensisë amerikane të hapësirës, u shpreh se nuk është i sigurtë se cfarë janë me saktësi disa prej fenomeve të paidentifikuara ajrore që kanë parë pilotët e marinës. “ Shpresoj fort që me atë lloj teknologjie, të mos jetë një kundërshtar këtu në Tokës”, citohet të ketë thënë ai, duke rikthyer sërish debatin e nxehtë të ekzistencës së alienëve. “Cfarë mendoni se po bëjmë ne në Mars? Po kërkojmë shenja jete. Është pjesë e misionit të Nasës. A ka planete të tjera ku ka jetë, këtë duam të shohim”, është shprehur ai. Nelson shtoi se ka folur me pilotët e marinës që kanë parë dicka të cuditeshmë atje lart. “Ata nuk e dinë cfarë është, ne nuk e dijmë cfarë është, por dicka ka dhe nuk e mohojmë. ka shumë pyetje të cilave jemi përpjekur t`i japim përgjigje. Cfarë apo kush është atje? Kush jemi dhe ne vete. Si arritëm këtu, si u zhvilluam e si u qytetëruam. Dhe a janë të njëjtat kushte atje në një univers që ka kushedi sesa diej të tjerë, e kushedi sa galaktika- është aq i madh sa nuk mund ta imagjinoj, “vazhdon komenti i tij.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NASA#BillNelson#TopChannelNews

Source

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ancient Earth, Alien Earths

HYPERSONIC UFO SPOTTED OFF ENGLAND | The Proof is Out There (Season 2)