in

Top Channel/ Obama konfirmon: “UFO-t janë të vërtetë”, ish piloti-“I kemi parë thuajse përditë”!



Ish presidenti amerikan Barack Obama e konfirmoi ekzistencën e UFO-ve në emisionin The Late Shoë të CBS me James Corden. Obama në fillim bëri shaka duke rrëfyer se vendi nuk ka laboratorë apo qendra të famshme ku mbahen specie të ardhura nga hapësira apo anijet e tyre kozmike. Por më tej u bë serioz e pohoi se ka regjistrime e pamje objektesh të paidentifikuara, të cilat SHBA-ja nuk i shpjegon dot. “ Kur mora postin, ishte një nga pyetjet e para që bëra. “I thashë, a ekmi vërtet nga këto laboratoret e alienëve, dhe përgjigja ishte “Jo”. Por janë regjistruar objekte për të cilat nuk ka një shpjegim të qartë. Nuk e dimë se cfarë janë… mënyra sesi lëvizin, trajektorja e tyre…ka pasur disa hetime për këtë dhe ende nuk është gjetur një shpjegim”, u shpreh ai. në kohën kur qeveria amerikane po finalizon një raport të shumëpritur mbi këtë cështje, një ish-pilot i marinës së Shteteve të Bashkuara pohoi se takimet me objekte fluturuese të paidentifikuara ishin diçka e zakonshme gjatë viteve të tij në shërbim. Ish-lejtnanti i forcave ajrore Ryan Graves tha në një program televiziv se në fluturimet stërvitore në brigjet e Atlantikut, pilotët hasnin objekte qiellore të paidentifikuara“çdo ditë për të paktën dy vjet” të cilat sipas tij, duhet të shihen si një kërcënim për sigurinë.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BarackObama#SHBA#TopChannel

source

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ancient Aliens: SIGNS OF LIFE ON MARS (Season 13) | History

ovni / soucoupe volante / ufo indoor rc

ovni / soucoupe volante / ufo indoor rc