in

Top News – Pas Pentagonit edhe NASA… / Nis një hetim për UFO-t, 9 muaj e 100 mijë dollarë




Edhe NASA i ëhstë bashkuar kërkimeve dhe studimeve për të ashtuquajturat fenomene ajrore të paidentifikuara ose UFO. Agjencia hapësinore amerikane ka njoftuar se në vjeshtë do të nisë një hetim nëntë mujor, me 100 mijë dollarë financime. Përfundimet do të publikohen në një raport. Vendimi është marrë për ti dhënë një shpjegim shkencor vlerësimit të fenomenit për të cilin më herët janë interesuar edhe shërbimet e inteligjencës dhe kongresi amerikan. Hetimi do të kryhet nga ekspertë shkencorë me autoritet dhe ekspertë të aeronautikës. “Një nga rezultatet e këtij studimi do të jetë përfshirja e të gjithëve dhe procesi shkencor është i vlefshëm për të trajtuar të gjithë problemet, përfshirë edhe atë të UFO-ve”, ka shpjeguar në një konferencë për shtyp Thomas Zurbuchen, administrator i NASA-s. Objektivi është që të mblidhet numri më i madh i mundshëm i të dhënave, nga qeveri, sipërmarrje private, organizata, individë etj, të përcaktohen të dhënat që mungojnë dhe të vendoset se me cfarë instrumentesh do të bëhen analizat në të ardhmen.
Në qershor 2021, inteligjenca amerikane kishte dalë në përfundimin se nuk ekzistojnë prova të ekzistencës së formave të jetës jashtëtokësore por kishte pranuar se dhjetëra fenomene të hasura nga pilotë ushtarakë, nuk mund të shpjegoheshin. Sipas Pentagonit, një numër në rritje objektesh të paidentifikuara është sinjalizuar në qiej në 20 vitet e fundit.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NASA#Hetimi#TopChannel

Source

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NASA To Join The Search For Answers About UFOs

Searching for Technological Relics from Extraterrestrial Civilizations | Avi Loeb | TEDxYouth@HGHS