Top Channel/ Raporti sekret: UFO-t rrëzuan 10 raketa bërthamore në bazën amerikane!

Top Channel/ Raporti sekret: UFO-t rrëzuan 10 raketa bërthamore në bazën amerikane!



UFO-t pretendohet të kenë rrëzuar 10 raketa bërthamore në një bazë ushtarake amerikane dhe i gjithë fenomeni global, mund të jetë nxitur pikërisht nga testet e bombës së parë atomike në vitet 1940. Objektet e cuditëshme në qiell janë keto kohe nën një fokus intensiv pasi SHBA përgatitet të publikojë me urdhër të KOngresit një raport të shërbimeve të inteligjencës lidhur me informacionet e rrjedhura së fundi, përfshirë këtu dhe video që duket se tregojnë praninë e tyre në afërsi të luftanijeve dhe avionëve ushtarakë amerikanë. Gary Heseltine, zv/presidenti i organizatës së re të krijuar rishtazi, ICER, beson se historia me alienët ka nisur nga testet bërthamore, të cilat dhe i kanë tërhequr këtu, sic thotë ai. Heseltine përcjell dëshminë e ish oficerit të lëshimit të raketave atomike, Robert Salas, i cili deklaroi në 1967 se një UFO ishte shfaqur në bazën ajrore të Malstromit në Montana. Salas thoshte se 10 raketa bërthamore amerikane Minuteman, të cilat ai i kishte nën vëzhgim, në mënyrë të pashpjegueshme kaluan në komandën “no-go”, që do të thotë se edhe nëse jepej urdhri për lëshimin e tyre, raketat nuk niseshin dot. U desh një ditë e tërë që ato të riktheheshin në gjendje fillestare, ndërsa tek raketat nuk u zbulua asnjë dëmtim fizik apo ndonjë problem tjetër. Heseltine mendon se kur Amerika shpërtheu bombën e parë berthamore, ajo praktikisht dërgoi valë në hapësirë të cilat i sinjalizuan civilëve të tjera se jeta në Tokë kishte avansuar në aspektin teknologjik deri në pikën që të mund të ndante atomin dhe të krijonte fuzionin nuclear.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UFO#SHBA#TopChannelNews

source

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

UFOLand.org
Logo