Lufta për territorin e drogës rrezikon të kthehet në një masakër të vërtetë. Dhe për këtë dy shqiptarët që drejtojnë rrjetet kriminale janë Ermal Arapaj nga Berati, që njihet me nofkën Ufo dhe tjetri Elvis Demçe. Por, një operacion policor në Itali, të paktën ka shtyrë deri më tani gjakderdhjen mes dy grupeve rivale, me aktivitetin e shitjes së drogës të shtrirë nga Roma dhe Castelli Romani.
Hetimet e kanë gjenezën shumë herët në kohë. Ato nisin më 27 dhjetor të vitit 2017, kur në Artena gjendet i karbonizuar trupi i Cristian Di Lauro, i cili ishte zhdukur ditën e Krishtlindjes. Një vrasje brutale që i dha mundësinë karabinierëve italianë që të nisnin një seri hetimesh dhe të thelloheshin edhe më tej tek figura e Arapajt dhe sesi i kishte futur këmbët në një grup të mirëstrukturuar. Ndërsa Demçe ra në radarët e hetuesve të Romës në Prill të vitit 2020, menjëherë pasi doli nga burgu dhe u la në arrest shtëpie.
Hetimet të cilat zgjatën nga 2017 deri në 2020-n, bënë të mundur që autoritetet të binin në gjurmët e aktivitetit të pandërprerë të dy grupeve italo-shqiptare, “të cilët kishin një strukturë organizative solide dhe armë në dispozicionin e tyre”. Kundërshtarë të angazhuar në mënyrë të qëndrueshme në shpërndarjen e kokainës dhe hashashit.
Figura e Demces, që mbizotëronte në periferinë lindore të Prenestino-s, sipas hetuesve është në mënyrë të veçantë e spikatur. I konsideruar si pjesë e rrethit të Piscitelli-t, profili i tij është e një krimineli të rrezikshëm, i karakterizuar nga vullneti për të realizuar “me shpejtësi, nëpërmjet furnizimit me sasi të mëdha droge dhe marrjen e përfitimeve me mënyra të dhunshme”.
Arapaj e kishte provincën e rëndësishme. Ndërsa Demçes nuk
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali# ErmalArapaj#TopChannel
Source